Vertigo Free Zone | Industrial Park Durrës

Vertigo Free Zone – Durrës Industrial Park merr statusin e Investim Strategjik!

Projekti i investimit “Vertigo Free Zone – Durrës Industrial Park”, i propozuar nga shoqëria “Vertigo” sh.p.k fiton statusin e Investitorit Strategjik!

Me anë të vendimit nr. 22, të datës 21.11.2024, Komiteti i Investimeve Strategjike i Republikës së Shqipërisë miratoi dhënien e statusit “Investim/Investitor Strategjik” për shoqërinë “Vertigo” sh.p.k dhe projektin e propozuar të investimit “Vertigo Free Zone – Durrës Industrial Park”.

Ky projekt investimi i përket sektorit të Zonave të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA) dhe do të operojë si një park industrial i cili do ketë në fokus kryesor nxitjen e veprimtarisë dhe aktivitetit magazinues, përpunues, prodhues dhe tregtues (eksport-import). I vendosur në një vendodhje strategjike, në fshatin Xhafzotaj, pranë autostradës Tiranë-Durrës dhe pranë portit të Durrësit, “Vertigo Free Zone – Durrës Industrial Park” synon të përbëjë një atraksion të madh ekonomik për investitorët e huaj edhe vendas, duke u ofruar infrastrukturë moderne dhe lehtësira të favorshme fiskale dhe financiare.

Implementimi me sukses i një projekti të përmasave të tilla do të sjellë një sërë përfitimesh pozitive mbi ekonominë e Shqipërisë, të tilla si:

  • Rritjen e eksporteve;
  • Tërheqjen e investimeve të reja;
  • Kualifikimin e fuqisë punëtore;
  • Rritjen e prodhimit industrial;
  • Nxitjen e ekonomive të lidhura;
  • Rritjen e punësimit, të ardhurave dhe konsumit.

Qëndroni me ne për të zbuluar mundësitë e pafundme të investimit në zonë!