Vertigo Free Zone | Industrial Park Durrës

5 arsye të forta përse duhet të zgjidhni Vertigo Free Zone

  • July 17, 2025

Në një treg gjithnjë e më konkurrues, ku efikasiteti, vendndodhja dhe mbështetja institucionale bëjnë diferencën, Vertigo Free Zone është më shumë se thjesht një hapësirë biznesi. Vertigo Free Zone është zona e lirë më moderne në Shqipëri, që ofron avantazhe fiskale reale, infrastrukturë fleksibël dhe akses të menjëhershëm në tregjet europiane. Përparësitë e shumta dhe fryma e re që sjell Vertigo Free Zone në fushën e sipërmarrjes e kthejnë atë në një zonë tepër të lakueshme për bizneset që synojnë një pozicion të fortë në treg.

Pozicion Strategjik në Zemër të Rajonit

Vertigo Free Zone është një park industrial i pajisur me standardet më të larta, i cili ndodhet në një nga pikat më strategjike gjeografike në Shqipëri, me lidhje direkte me portin kryesor të Durrësit, rrugët kryesore të transportit dhe kufijtë e rajonit. Kjo ju mundëson akses të shpejtë dhe të thjeshtë në tregjet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, duke e bërë Vertigo zonën ideale për bizneset që kërkojnë të shtrihen më gjerë, më shpejt dhe me kosto më të ulët.

Lehtësira Fiskale për Bizneset

Në Vertigo Free Zone përfitoni ulje të konsiderueshme tatimore: 0% TVSH dhe tatim fitimi prej vetëm 7.5% për 5 vitet e para të aktivitetit. Për më tepër, përfitoni lehtësira doganore dhe ulje të shpenzimeve për pagat dhe kontributet shoqërore, duke e bërë investimin tuaj më të lirë dhe më të qëndrueshëm.

Infrastrukturë Moderne dhe Operacionale 24/7

Hapësirat në Vertigo janë të projektura sipas standardeve më të larta, me kapacitete të fuqishme energjie, siguri 24/7 dhe akses të shpejtë në rrugë dhe transport. Qoftë për prodhim, logjistikë, apo shërbime të ndryshme, infrastruktura është e përshtatshme për nevojat tuaja specifike. Gjithashtu, përditshmëria bëhet më e lehtë përmes shërbimeve si: supermarket, restorant & bar, sportel banke, agjenci doganore dhe ambiente pushimi. Kjo bën që kompania juaj të operojë pa ndërprerje dhe në mënyrë efikase.

Hapësira të Personalizuara

Nga magazina kompakte deri tek njësi të mëdha prodhimi, çdo sipërmarrje mund të ndërtojë apo përshtatë ambientin sipas ritmit të rritjes. Ekipi i Vertigo ofron zgjidhje fleksibël dhe ndërtim sipas kërkesës, duke garantuar që hapësira të punojë për ju, jo e kundërta.

Mbështetje dhe Partneritet i Plotë

Vertigo nuk është thjesht një ambient pune, por është një partner zhvillimi ku do të gjeni mbështetje teknike, ndërlidhje me institucionet dhe këshillim ligjor. Stafi ynë i dedikuar është pranë jush në çdo hap të zhvillimit të biznesit.

Zgjedhja e një zone të lirë ekonomike në Shqipëri nuk është një hap i vogël por një vendim që ndikon në mënyrën si rritet dhe konsolidohet biznesi. Vertigo Free Zone ofron kushte reale për të bërë biznes në Shqipëri. Nëse jeni në kërkim të një partneri vizionar që mendon si ju, ka qëllime të qarta dhe afatgjatë, atëherë jeni në vendin e duhur.

Vertigo Free Zone është vendi ku idetë rriten dhe biznesi konsolidohet. Me infrastrukturë të avancuar, kushte fiskale të favorshme dhe vendndodhje strategjike, është zgjidhja më e zgjuar për çdo kompani që kërkon të investojë në Shqipëri dhe të zgjerojë praninë e saj në tregjet ndërkombëtare.

Zbulo më shumë rreth Vertigo Free Zone dhe rezervoni një konsultë me ekspertët tanë këtu.