“Vertigo Free Zone – Durrës Industrial Park” është një park industrial i cili operon në regjimin e Zonave të Tekonologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA), funksionimi i të cilave gjen rregullim në legjislacionin shqiptar në Ligjin nr. 9789, datë 19.07.2007, “Për Krijimin dhe Funksionimin e Zonave të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik”, i ndryshuar.
Veprimtaria e “Vertigo Free Zone – Durrës Industrial Park” i drejtohet kompanive investitore vendase dhe të huaja, të cilat synojnë të ushtrojnë aktivitet magazinues, përpunues, prodhues dhe tregtues (eksport-import), duke shfrytëzuar pozicionin strategjik të parkut, infrastrukturën e tij moderne dhe lehtësirat financiare dhe tatimore që karakterizojnë investimin në sektorin TEDA.
Më specifikisht, bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi, investitorët që licensohen si “përdorues” të Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik përfitojnë nga lehtësirat fiskale të mëposhtme:
- Përdoruesit përjashtohen nga pagesa e 50 përqindëshit të normës së tatim fitimit për 5 vitet e para, nga fillimi i veprimtarisë së tyre në zonë.
- Lehtësia tatimore llogaritet nga data kur institucioni përgjegjës miraton fillimin e veprimtarisë ekonomike të përdoruesit në zonë dhe përfundon 5 (pesë) vjet më pas.
- Sipërmarrësit, të cilët ofrojnë dhe kryejnë shërbime ndërtimi, montimi, punë mbikëqyrëse etj., të kësaj natyre për “përdoruesin” në zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, nuk përfitojnë asnjë reduktim nga tatimi mbi fitimin në lidhje me veprimtarinë që kryejnë në zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik.
- Përdoruesit që investojnë në zonë, brenda 3 (tre) viteve pasi institucioni përgjegjës miraton fillimin e veprimtarisë ekonomike të tij në zonë, i njihen si shpenzime të zbritshme të periudhës tatimore, për një periudhë 2-vjeçare, 20 % e shpenzimeve kapitale vjetore, pavarësisht nga shumat e amortizimit.
- Furnizimi (hyrja) i mallrave shqiptare në zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik trajtohet si furnizim me shkallë zero të TVSH-së, me kushtin që këto mallra të përdoren vetëm për qëllime të veprimtarisë ekonomike që zhvillohet në zonë dhe për të cilën janë destinuar, të furnizuara për zhvilluesin dhe për përdoruesit e vendosur në zonë.
- Furnizimi (hyrja) e mallrave shqiptare në zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, të cilat nuk përdoren për qëllim të veprimtarisë ekonomike që zhvillohet në zonë, por janë për përdorim apo konsum përfundimtar, nuk trajtohet si furnizim me shkallë zero të TVSH-së.
- Furnizimi (hyrja) e mallrave shqiptare në zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, të cilat nuk përdoren për qëllim të veprimtarisë ekonomike që zhvillohet në zonë, por janë për përdorim apo konsum përfundimtar, nuk trajtohet si furnizim me shkallë zero të TVSH-së.
- Mallrat që dalin nga zona në formën e eksportit ose riekesportit jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë përjashtohen nga detyrimi për pagimin e TVSH, në përputhje me përcaktimet e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe legjislacionit doganor.
- Mallrat apo produktet e transportuara nga një zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në një tjetër, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, konsiderohen dhe nuk janë subjekt i detyrimeve doganore dhe/ose tatimore.
- Mallrat apo produktet e transportuara nga një zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në një tjetër, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, konsiderohen dhe nuk janë subjekt i detyrimeve doganore dhe/ose tatimore.
- Ndërtimet e realizuara në zonë, sipas projektit të zhvilluesit, përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë pesëvjeçare, duke filluar nga viti i parë kur lind detyrimi për pagimin e kësaj takse.
- Përdoruesit e zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik dhe kanë në pronësi të personit juridik pasuri të paluajtshme të vendosura në zonë, janë të përjashtuar nga taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme.
- Njohja si të zbritshme e shpenzimeve për paga dhe kontribute.
- Shpenzimet për paga dhe kontributet shoqërore e shëndetësore, që punëdhënësi paguan për punëmarrësit, njihen 150 për qind të vlerës gjatë vitit të parë fiskal të ushtrimit të aktivitetit.
- Në vitet në vijim, shpenzimet shtesë për pagat, në raport me vitin paraardhës, për efekt të llogaritjes së fitimit të tatueshëm, njihen si shpenzime të njohura me 150 për qind të vlerës.
- Viti fiskal nënkupton periudhën brenda një viti kalendarik nga data kur fillon lehtësia tatimore, deri në datën 31 dhjetor të atij viti.
- Në përllogarotjen e kësaj incentive merren në konsideratë shpenzimet e pagave dhe kontributet e punëdhënësit vetëm për të punësuarit në listëpagesat e tij.
- Shpenzimet e trajnimit të punonjësve.
- Kostot e trajnimit të punonjësve në zonat e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, për efekt të llogaritjes së fitimit të tatueshëm, njihen si shpenzime të njohura të periudhës tatimore me dyfishin e vlerës, për një periudhë 10-vjeçare nga fillimi i veprimtarisë ekonomike.
- Viti fiskal nënkupton periudhën brenda një viti kalendarik nga data kur fillon lehtësia tatimore, deri në datën 31 dhjetor të atij viti.
- Shpenzimet e trajnimit duhet të jenë të justifikuara me kontratat përkatëse ndërmjet përdoruesit të zonës dhe ofruesit të shërbimit të trajnimit.
- Shpenzimet për kërkim shkencor dhe zhvillim.
- Shpenzimet për kërkim shkencor dhe zhvillim njihen si shpenzime të njohura me dyfishin e vlerës, për një periudhë 10-vjeçare nga fillimi i veprimtarisë ekonomike.
- Shpenzime për kërkim shkencor dhe zhvillim të kompanisë konsiderohen ato lloje shpenzimesh qëllimi i të cilave nuk është realizimi i shpejtë i të ardhurave dhe fitimit. Të tilla shpenzime përfshijnë kostot e kërkimit për projektimin, modelimin dhe dizenjimin e produkteve të reja apo kërkime të tjera të aplikuara teknologjike, të cilat mund të lehtësojnë zhvillimin dhe përmirësimin e ardhshëm të produkteve.
“Vertigo Free Zone – Durrës Industrial Park” funksionon si një qendër shërbimesh “one-stop shop”, ku ju jo vetëm mund të zhvilloni veprimtarinë tuaj, por edhe të siguroni mbështetjen e nevojshme për suksesin e saj. Do të keni në dispozicion shërbime konsulence të personalizuara, të përshtatura sipas natyrës së biznesit tuaj nga profesionistë me përvojë në fushën përkatëse.
Më specifikisht shërbimet e konsulencës do të përfshijnë:
- Konsulencë fiskale – Këshillim profesional për interpretimin dhe shfrytëzimin efektiv të lehtësirave fiskale, si dhe zgjidhje për çdo paqartësi me natyrë tatimore
- Konsulencë financiare dhe biznesi – Mbështetje në planifikimin financiar, analizën e qëndrueshmërisë së biznesit dhe përgatitjen e strategjive të zhvillimit
- Konsulencë për menaxhimin dhe përmirësimin e proceseve operacionale
- Këshillim mbi strategjinë e biznesit dhe strukturimin e tij.
- Konsulencë ligjore dhe asistencë juridike të plotë – duke e shoqëruar klientin që nga themelimi i shoqërisë deri te përfaqësimi ligjor përpara autoriteteve kompetente, me qëllim menaxhimin efikas dhe në kohë të çdo çështjeje me natyrë ligjore.