Vertigo Free Zone | Industrial Park Durrës

“Vertigo” sh.p.k pjesë e Match-Maker 2025 në kuadër të Investimit Strategjik “Vertigo Free Zone – Durrës Industrial Park”!

Shoqëria “Vertigo” sh.p.k ishte pjesë e eventit Match-Maker 2025, të organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Ky event ishte padyshim një nga eventet më gjithëpërfshirëse të vitit për ekonominë shqiptare! Pjesë e atmosferës dinamike të Match-Maker 2025 në Pallatin e Kongreseve ishin:

✅ Mbi 500 investitorë të huaj;

✅ Mbi 200 investitorë shqiptarë;

✅️ Mbi 1000 pjesëmarrës;

✅ Përfaqësues nga 38 shtete të ndryshme.

Shoqëria “Vertigo” sh.p.k ishte një prej 30 Investitorëve strategjikë, e ftuar si pjesëmarrëse për të promovuar projektin e investimit “Vertigo Free Zone – Durrës Industrial Park”, i cili gëzon statusin e “Investimit Strategjik” sipas vendimit nr. 22, të datës 21.11.2024 të Komitetit të Investimeve Strategjike të Republikës së Shqipërisë.

Ky projekt i takon sektorit TEDA (Technological and Economic Development Area) dhe do të operojë si një park industrial me fokus kryesor nxitjen e veprimtarisë dhe aktivitetit magazinues, përpunues, prodhues dhe tregtues (eksport-import). I vendosur në një vendodhje strategjike, në fshatin Xhafzotaj, pranë autostradës Tiranë-Durrës dhe pranë portit të Durrësit, “Vertigo Free Zone – Durrës Industrial Park” synon të përbëjë një atraksion të madh ekonomik për investitorët e huaj edhe vendas.

Si pjesë e Match-Maker 2025 shoqëria “Vertigo” sh.p.k pati mundësinë të zhvillojë një tërësi takimesh B2B dhe B2G, duke promovuar aktivitetin dhe shërbimet që do të zhvillohen brenda zonës, me një fokus të veçantë në infrastrukturën moderne të parkut industrial, pozicionimin strategjik të tij, çmimet konkurruese dhe incentivat e shumta financiare të lidhura me investimet në zonë.

Qëndroni me ne për të zbuluar më tej mundësitë e shumta të investimit në zonë!